Dejan Maksimoviç
05 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Basketbollistët e Cleveland Cavaliers në mbrëmjen në mes të mërkurës dhe të enjtes vendosën rekord të ri në NBA në shënimin e trepikëshve në një ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).
Lebron James dhe shoqëria në historinë e NBA ligës kanë hyrë duke shënuar 25 trepikësh në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-off-it në konferencën lindore kundër Atlanta Hawks.
Cleveland fitoi bindshëm me rezultatin 123:98 dhe në këtë mënyrë kryesoi 2:0 në serinë. “Cavs”-at veçmas të disponuar ishin në gjysmëlojën e parë në të cilën shënuan madje 18 gjuatje për tre pikë për një epërsi prej 74:38. Në vazhdim të lojës “Cavs” pa ndonjë problem fituan ndeshjen.
James shënoi 27 pikë, ndërsa J.R Smith 23 pikë për ekipin fitues, ndërsa në Atalanta më në disponim ishte Paul Milsap me 16 pikë.
Cleveland me 25 tre pikët e shënuara në një ndeshje, pa marrë parasysh nëse ka të bëjë me pjesën e rregullt të sezonit apo në play-off, thyen rekordin prej 23 trepikësh që e mbanin Orlando Magic nga viti 2009 dhe Houston Rockets nga viti 2013.