Doga Kirmizioglu
18 Maj 2018•Përditësim: 19 Maj 2018
ANKARA (AA) - Gara e 5-të e sezonit të MotoGP e cila është një nga organizimet sportive me motorë nga më të rëndësishmet në botë do të organizohet në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Raundi i klasifikimeve i garës së 5-të do të zhvillohet nesër në ora 14.10, në pistën prej 4.2 kilometra HJC Helmets Francës, në qytetin Le Mans. Ndërsa gara do të zhvillohet më 20 maj të dielën, në ora 14.00.
Pas 4 garave të sezonit klasifikimi i pilotëve në renditjen e 5 të parëve është si më poshtë:
1. Marc Marquez (Spanjë): 70 pikë
2. Johann Zarco (Francë): 58
3. Maverick Vinales (Spanjë): 50
4. Andrea Iannone (Itali): 47
5. Andrea Dovizioso (Itali): 46