Dejan Maksimoviç
09 Gusht 2016•Përditësim: 10 Gusht 2016
MILANO (AA) – Klubi futbollistik Inter nga Milano e Italisë ka konfirmuar zyrtarisht se ka emëruar holandezin Frank de Boer për trajner të ri pasi më herët arriti marrëveshje për ndërprerje të kontratës me Roberto Mancinin, raporton Anadolu Agency (AA).
"FC Internazionale konfirmon se holandezi Frank de Boer në orët e pasdites do të prezantohet gjatë një konference për mediat. De Boer do të nënshkruaj kontratë trevjeçare, ndërsa pasdite do të drejtojë stërvitjen e ekipit", thuhet në njoftimin e Interit.