Doga Kirmizioglu
26 Qershor 2018•Përditësim: 27 Qershor 2018
ROMË (AA) – Menaxhmenti i klubit italian Inter nga Milani ka arritur marrëveshje parimore për sjelljen e futbollistit belg Radja Nainggolan nga Roma, raporton Anadolu Agency (AA).
"Me Nainggolan jemi dakorduar për të gjitha detajet. Me menaxhmentin e Romës do të bisedojmë nesër. Gjithçka shkon sipas planit", tha drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio në internet faqen zyrtare të klubit.
Duke shprehur bindjen se Nainggolan do të jetë përforcim i madh për Interin, Ausilio theksoi se bëhet fjalë për një lojtar të jashtëzakonshëm.
"Nesër gjithçka do të zyrtarizojmë dhe zbulojnë detajet e marrëveshjes", porositi kreu i Interit.
Nainggolan sezonin e kaluar në fanellën e Romës luajti 42 ndeshje në të cilat shënoi 6 gola, ndërsa ka dhënë edhe 11 asiste.