Selçuk Buğra Gökalp
28 Nëntor 2024•Përditësim: 06 Dhjetor 2024
Coventry City, klubi Ligës Angleze së Futbollit "Championship", njoftoi sot se Frank Lampard do të marrë postin e trajnerit, duke pasuar menaxherin e deritanishëm Mark Robins, transmeton Anadolu.
"Jam i kënaqur që Frank Lampard ka pranuar t'i bashkohet klubit tonë si kryetrajner. Frank ka përvojë në Championship dhe e di se çfarë nevojitet në këtë Ligë për të qenë i suksesshëm", tha kryetari i klubit, Doug King.
46-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me "Sky Blues" për dy vjet e gjysmë, sipas një deklarate.
Lampard ishte trajner i Derby Countyt nga viti 2018 deri në 2019, përpara se të merrte drejtimin e klubit të Premierligës angleze Chelsea nga korriku 2019 deri në janar 2021.
Pas një periudhe njëvjeçare me Evertonin në Premierligë, ish-mesfushori i Chelseat u kthye te "Blutë" si trajner i përkohshëm për dy muaj në prill 2023.