Muhammed Enes Çallı
02 Qershor 2022•Përditësim: 03 Qershor 2022
Tenistja amerikane Coco Gauff do të përballet me Iga Swiatek në finalen e femrave të turneut French Open pasi mposhti Martina Trevisan-in, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gauff, 18 vjeçe, mundi lehtësisht kundërshtaren e saj italiane me rezultatin 6-3, 6-1 në ndeshjen e saj gjysmëfinale për të kaluar në finalen e saj të parë Grand Slam në Roland Garros.
Amerikania u bë lojtarja më i re që fitoi një biletë finaleje në Paris që nga Kim Clijsters në vitin 2001.
Ajo do të përballet me polaken Swiatek, e renditur e para në radhitjen botërore të femrave, e cila më herët eliminoi rusen Daria Kasatkina me rezultatin 6-2, 6-1.