Selçuk Buğra Gökalp
02 Qershor 2022•Përditësim: 03 Qershor 2022
Tenistja e parë në renditjen botërore Iga Swiatek, kaloi sot në finalen e femrave të turneut French Open 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Polakja eliminoi në gjysmëfinale rusen Daria Kasatkina me rezultatin 6-2, 6-1.
Në finale, Swiatek, 21 vjeçe, do të përballet me fituesen e ndeshjes Martina Trevisan-Coco Gauff për titullin e tekeve për femra.
Swiatek fitoi titullin e French Open 2020. Ajo gjithashtu fitoi një medalje të artë në tenis dyshe në Lojërat Olimpike Rinore Buenos Aires 2018.