Fatjon Cuka
11 Korrik 2017•Përditësim: 11 Korrik 2017
TIRANË (AA) - Është hedhur sot në Federatën Shqiptare të Futbollit, shorti për sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore 2017-2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë sezon të ri të kampionatit, do të rivalizojnë mes tyre skuadrat si Kukësi, Skënderbeu, Partizani, Luftëtari, Vllaznia, Flamurtari, Teuta, Laçi, Lushnja dhe Kamza.
Shorti është hedhur nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku dhe shefi i Departamentit të Garave Lysien Nurishmi.
Ndeshja e javës së parë e këtij sezoni do të luhet më 9 shtator 2017, ku fillimisht shorti ka përcaktuar ndeshjen Partizani-Laçi, ndërsa në javën e dytë më 17 shtator luhet dueli Partizani-Kukësi.
Sipas shortit, ndeshjet e javës së fundit, javës së 36-të do të luhen më 19 maj 2018.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klubeve që do të marrin pjesë në këtë kampionat skuadrat e Superiores kanë mësuar datat dhe se kur do të ndeshen me kundërshtarët e tyre.