Can Erözden
18 Qershor 2021•Përditësim: 19 Qershor 2021
Futbollisti danez Christian Eriksen u lëshua nga spitali, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Christian Eriksen ka kaluar një operacion të suksesshëm dhe u lëshua sot nga spitali Rigshospitalet në Kopenhagë", njoftoi në Twitter Federate Daneze e Futbollit.
"Sot ai gjithashtu vizitoi ekipin kombëtar në Helsingor dhe nga atje ai do të shkojë në shtëpi dhe do të kalojë kohë me familjen e tij", thonë gjithashtu nga federata.
29-vjeçari Eriksen falënderoi komunitetin e futbollit për mesazhet mbështetëse.
Mesfushori i klubit italian Inter tha se operacioni "shkoi mirë" dhe tani ai "është mirë në këto rrethana".
Të shtunën, Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Grupit B në kuadër të EURO 2020 kundër Finlandës në Parken Stadium, Kopenhagë.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital danez pasi ndaj tij ishte kryer një masazh kardiak në fushë.
Kur u vendos në një maskë oksigjeni gjatë dërgimit të tij jashtë fushe, ai mund të shihej duke vendosur dorën e majtë në ballë.
Pas kujdesit urgjent mjekësor, ndeshja u ndërpre, për të rifilluar të njëjtën ditë në ora 18:30 sipas kohës lokale. Ndeshjen e fitoi Finlanda me rezultat 1-0.
Tifozët dhe lojtarët përreth botës i kanë uruar Eriksenit shërim të shpejtë.
Të dielën, mjeku i ekipit të Danimarkës, Morten Boesen, tha se Eriksen "ishte zhdukur" para se të ringjallej shpejt në fushë.
Eriksen është një futbollist titullar i Danimarkës, ku ka shënuar 36 gola në 109 ndeshje ndërkombëtare për kombëtaren e tij që nga debutimi i tij në vitin 2010.
I parë si një nga lojtarët më me reputacion në Evropë, Eriksen luajti për Ajax Amsterdam dhe Tottenham Hotspur para transferimit të tij tek Interi në vitin 2020.
Sezonin e kaluar, ai e ndihmoi Interin të fitonte titullin e kampionit italian të Serisë A.