Admir Fazlagikj
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
SHKUP (AA) – Ndeshja e ekipeve kombëtare të Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH) në futsall, e cila u luajt mbrëmë në kuadër të turneut “Shkupi 2016”, ka përfunduar me një barazim me rezultatin përfundimtar 2:2, raporton Anadolu Agency (AA )
Ekipi mysafir i pari kaloi në avantazh me golin e Boshkoviçit në minutën e 22-të ndërkohë që Maqedonia barazoi 12 minuta më vonë, pas një autogoli të Pavloviçit.
Pesë minuta më vonë, për përfaqësuesen e Maqedonisë shënoi De Souza, ndërsa në çastet e fundit të takimit Alaxhiç shënoi për boshnjakët për të barazuar shifrat në 2:2.
Për Maqedoninë u paraqitën: Antonio Petrovski, Vlatko Petrovski, Zoran Leveski, Ferid Agushi, Daniel de Souza, Igor Leovski, Martin Todorovski, Dragan Petroviç, Taulant Ismaili, Adrian Micevski, Sit Sieber, Aleksandar Gligorov, Ivan Kërstevski, Erkan Seferi.
Në raundin e dytë të turneut sot me fillim në ora 17:00 BeH do të luajë kundër Portugalisë ndërsa të mërkurën në të njëjtin termin Maqedonia do të luajë përballë Portugalisë.
Rikujtojmë se turneu "Shkupi 2016" filloi më 5 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 7 dhjetor. Lojërat zhvillohen në qendrën sportive "Boris Trajkovski" në Shkup.