Murat Keleş
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) – Kombëtaret e Kolumbisë dhe Brazilit do të zhvillojnë ndeshje miqësore në ndihmë të familjeve të personave që humbën jetën si pasojë e rënies së avionit në Kolumbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Federatës së Futbollit të Brazilit njoftohet se dy shtetet kanë aplikuar në FIFA dhe Konfederatën e Futbollit të Amerkës së Jugut (CONMEBOL) dhe si rrjedhojë dy kombëtaret do të zhvillojnë ndeshje miqësore më 22 janar në stadiumin Marakana në Rio de Zhaneiro të Brazilit.