Emre Aşıkçı
23 Tetor 2020•Përditësim: 23 Tetor 2020
Gara në Formula 1 këtë fundjavë do të mbahet në Portugali ndërsa pista ndërkombëtare Algavre do të presë të dielën garën e 12-të të sezonit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara do të zhvillohet në mbi 66 xhiro të pistës me gjatësi prej 4.6 kilometra në Portimao.
Xhiroja kualifikuese do të fillojë në ora 13:00 sipas kohës së Evropës Qendrore të shtunën ndërsa gara fillon në ora 13:10 sipas kohës së Evropës Qendrore të dielën.
Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton me 7 fitoret e tij kryeson kampionatin me 230 pikë.
Ai pasohet nga shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas nga Finlanda i cili grumbulloi 161 pikë duke fituar dy gara këtë sezon.
Radhitja e pilotëve për vitin 2020:
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) 230
2. Valtteri Bottas (Finlandë) 161
3. Max Verstappen (Holandë) 147
4. Daniel Ricciardo (Australi) 78
5. Sergio Perez (Meksikë) 68
- Radhitja e konstruktorëve për vitin 2020:
1. Mercedes 391
2. Red Bull-Honda 211
3. Racing Point 120
4. McLaren 116
5. Renault 114