Emre Aşıkçı
23 Tetor 2020•Përditësim: 23 Tetor 2020
Trabzonspor do të kërkojë fitoren për të rritur moralin dhe për të tejkaluar ecurinë e dobët të tyre në ndeshjen e Super Ligës turke kundër Fenerbahçes të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja do të fillojë në ora 19:00 sipas kohës lokale (16:00 CET) në metropolin e Turqisë, në stadiumin Ülker.
Me 12 humbje dhe 11 barazime, ekipi mysafir nuk ka arritur të shijojë fitore në 23 ndeshje të kampionatit në stadiumin Ülker pasi fitorja e tyre e fundit në Kadıkoy ishte mbi dy dekada më parë, në vitin 1997, me rezultatin 3:1.
Trabzonspor aktualisht është në vendin e 14-të me pesë pikë, pasi fitorja e tyre e fundit ishte kundër Yeni Malatyaspor me rezultatin 3:1.
Fenerbahçe duhet të luftojë për fitore që të mbetet në garën për titull. Skuadra në vendin e dytë grumbulloi 11 pikë në pesë ndeshje deri më tani.
Kaltër e verdhët mposhtën ekipin Göztepe me një rezultat 3:2 në Izmir, ndërsa skuadra e Detit të Zi u mund nga Medipol Başakşehir 2:0 javën e kaluar.
Përveç formës së dobët, mesfushori turk Abdulkadir Parmak mund të mungojë në ndeshje. Ai nuk mori pjesë në stërvitjen e klubit sot.
Gjithashtu, ata do të luajnë pa mesfushorin ganez Caleb Ekuban pasi ai doli pozitiv me COVID-19.
Java e 6-të fillon të premten
Ndeshja hapëse e ditës së gjashtë të ndeshjes do të luhet në stadiumin Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, ku Kasımpaşa do të përballet me Göztepen.
Ndeshja do të fillojë në ora 20:00 sipas kohës lokale (17:00 CET).
Me shtatë pikë, Kasımpaşa është në vendin e tetë, ndërsa Göztepe ka gjashtë pikë në vendin e dhjetë në tabelën e kampionatit.- Ndeshjet e javës së 6-të
E premte:
Kasımpaşa - Göztepe
E shtunë:
Gaziantep FK - Ittifak Holding Konyaspor
Büyükşehir Belediye Erzurumspor - Galatasaray
Medipol Başakşehir - Fraport TAV Antalyaspor
E diel:
Yeni Malatyaspor - Gençlerbirliği
Aytemiz Alanyaspor - Fatih Karagümrük
Fenerbahçe - Trabzonspor
E hënë:
Yukatel Denizlispor - Beşiktaş
Demir Grup Sivasspor - Caykur Rizespor
Ndeshja midis MKE Ankaragücü dhe Atakaş Hatayspor, e planifikuar për të shtunën, është pezulluar për shkak të infeksioneve me COVID-19 në skuadrën Hatayspor.