Mutlu Demirtaştan
17 Mars 2023•Përditësim: 23 Mars 2023
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale në UEFA Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu.
Ndeshjet e para në çerekfinale do të luhen më 11-12 prill ndërsa ndeshjet kthyese më 18-19 prill. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 9-10 maj ndërsa ndeshjet kthyese më 16-17 maj.
Finalja e këtij edicioni të UEFA Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stadiumit Olimpik "Atatürk" në Istanbul më 10 qershor.
Përballjet janë si në vijim:
Çerekfinalet
Real Madrid (Spanjë) - Chelsea (Angli)
Benfica (Portugali) - Inter (Itali)
Manchester City (Angli) - Bayern Munich (Gjermani)
Milan (Itali) - Napoli (Itali)
Gjysmëfinalet
Milan (Itali) - Napoli (Itali) / Benfica (Portugali) - Inter (Itali)
Real Madrid (Spanjë) - Chelsea (Angli) / Manchester City (Angli) - Bayern Munich (Gjermani)