Erkan Tiryaki
04 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
STAMBOLL (AA) – Futbollisti holandez, Gregory van der Wiel, ka nënshkruar sot një kontratë katërvjeçare me klubin futbollistik Fenerbahçe, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në stadiumin Ylker, në Stamboll. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishin prezent krerët e klubit, ndërkohë që Gregory van der Wiel në sezonin e ri futbollistik do të mbajë në fanellë numrin 23.
Holandezi në Turqi vjen nga Paris Saint Germaini (PSG) i cili i ofroi vazhdimin e kontratës, mirëpo siç tha Wiel, ai ka refuzuar ofertën sepse ka dashur ti bashkohet klubit turk.