Dejan Maksimoviç
18 Mars 2017•Përditësim: 18 Mars 2017
STAMBOLL (AA) – Trajneri holandez Dick Advocaat (69) i cili aktualisht udhëheq ekipin turk të Fenerbahçes paralajmëroi se në fund të sezonit do të shkojë në pension, raporton Anadolu Agency (AA).
Advocaat në stolin e klubit nga Stambolli u ul në gusht të vitit të kaluar pas dorëheqjes në Sunderland në tetor të vitit 2015.
Pas disfatës së mbrëmshme në terrenin vendas nga Konyaspor me rezultatin 2:3, Advocaat tha se do të shkojë në pension.
"Në fund të këtij sezoni do të përfundoj karrierën si trajner. Nuk më pengon që vendimin tim ta shpalos më herët", tha trajneri holandez.