Ekip
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
YOKOHAMA (AA) – Video ndihmësi i arbitrit (VAR) i cili është duke kaluar fazën provuese në FIFA Kampionatin Botëror të Klubeve në Japoni, hasi në kritika të futbollistëve. Megjithatë, Gianni Infantino, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), qëndroi në mbrojtje të sistemit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sistemi i video ndihmësit të arbitrit lejon që gjyqtari në situata kontestuese të ndeshjes të ndalojë lojën, të shikojë videon dhe eventualisht të ndryshojë vendimin e parë ose ta vërtetojë.
“Rezultatet janë shumë pozitive, të mësojmë. Ekzistojnë disa tema të cilat doemos duhet të analizohen dhe për to të bisedojmë, por rezultatet janë tejet pozitive. Përse? Sepse gjyqtari kishte mundësi që të marrë vendim të drejtë dhe të duhur dhe në këtë mënyrë transparenca është vendosur në lojë”, tha Infantino.
Në finalen e FIFA Kampionatit Botëror të Klubeve, të dielën, në Yokohama, me fillim në orën 11:30 sipas kohës së Evropës së Mesme, takohen Real Madrid dhe Kashima.