Hakan Burak Altunöz
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
TRABZON (AA) –Në qytetin verior turk Trabzon nesër solemnisht do të hapet stadium i ri i ekipit të ligës së parë të futbollit Trabzonspor, ndërsa bëhet fjalë për kompleksin më modern futbollistik që është bërë mbi sipërfaqen e Detit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompleksin sportiv Akyazi, në kuadër të së cilit gjendet edhe stadium i ri ekipit Trabzonspor, e ka ndërtuar Kabineti i Qeverisë për Ndërtimin e Objekteve të Banimit (TOKI).
Bëhet fjalë për kompleks unik për faktin se stadiumi është bërë në pjesën e mbushur të sipërfaqes së Detit të Zi dhe është kompleksi më modern futbollistik në Turqi. Pas mbushjes së një pjese të detit, në Trabzon më 24 tetor të vitit 2013, u vendos gurëthemeli për ndërtimin e këtij kompleksi dhe nesër pas më shumë se tre vitesh do të hapet solemnisht, me praninë e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në kuadër të kompleksit sportiv gjenden 92 mijë metra katrorë sipërfaqe e gjelbër dhe 2.200 pemë. Ndonëse standardi i UEFA-së për ndriçim është 2.000 lux, ndriçimi i stadiumit të ri të Trabzonspor do të jetë 3.000 lux. Po ashtu, në kuadër të kompleksit do të ketë shumë qendra edukative dhe fusha ndihmëse. Kur është në pyetje çatia e stadiumit, për ndërtimin e saj janë përdorur madje 6.500 ton çelik.
Bëhet fjalë për të ashtuquajtur çati e mençur (SmratRoof), e para e këtij lloji në Turqi dhe e pesta në botë, e cila vet pastrohet dhe ka mekanizëm për pastrimin e ajrit.
Çatia e stadiumit mbulon 22.000 metra katrorë të tribunës, ndërsa ka kapacitet për pastrimin e ajrit të ndotur të cilin mesatarisht e ndotin rreth 2.500 automjete.
Kapaciteti i stadiumit është 41.461, në të cilin gjenden edhe 2.954 ulëse VIP, 196 protokollare, 282 për përfaqësues të mediave dhe 80 për persona me invaliditet. Stadium i Trabzonspor-it ka "semafor" (Scoreboard) prej 80-të metra katrorë me rezolucion prej 7.5 megapiksel, që po ashtu është risi në mesin e stadiumeve në Turqi.