Şenhan Bolelli
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
MADRID (AA) - Pretendohet se futbollistit kilian i cili luan për ekipin e Arsenalit, Alexis Sanchez i është sekuestruar shtëpia në Barcelonë për shkak të borxheve, raporton Anadolu Agency (AA).
Gateza katalonase El Mundo Deprtivo pohoi se ish-lojtarit të Barcelonës, Alexis Sanchez i është sekuestruar shtëpia për shkak të borxhit të papaguar prej 3,7 milion euro, borxh i grumbulluar për vitet 2011, 2012 dhe 2013.
Sipas detajeve të lajmit Alexis Snachez për vitet 2011, 2012 dhe 2013 ka borxh prej 2 milion e 297 mijë e 118 euro, por kësaj shumë i janë shtuar edhe kamatat dhe penalitetet.