Emre Aşıkçı
22 Prill 2021•Përditësim: 23 Prill 2021
Ekipi italian Inter Milan ka ruajtur epërsinë në kampionatin italian Serie A pavarësisht një barazimi 1-1 të mërkurën me Spezian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Spezia hapi rezultatin me Diego Farias në minutën 12-të ndërsa Ivan Perishiç barazoi rezultatin në minutën e 38-të në stadiumin "Alberto Picco" të La Spezias.
AC Milan, që renditet në pozitën e dytë, u trondit nga një humbje 2-1 nga Sassuolo në një ndeshje në shtëpi pasi Giacomo Raspadori shënoi dy herë për ekipin fitues ndërsa goli i AC Milan erdhi nga Hakan Calhanoglu në "San Siro".
Juventusi shënoi fitore prej 3-1 ndaj Parmas ndërsa golat i shënuan Alex Sandro dhe Matthijs De Ligt. Gaston Brugman shënoi golin për Parman.
Inter Milan është në krye të renditjes së tabelës me 76 pikë, ndjekur nga AC Milan me 66 pikë dhe Juventusi me 65 pikë.