Doga Kirmizioglu
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF), bëri të ditur se 10 atletë janë pezulluar përkohësisht për shkak të dopingut në mesin e të cilëve gjendet edhe kampioni botëror dhe olimpik nga Kazakistani, Ilya Illyin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën IWF-së thuhet se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), pas ri-hulumtimit të mostrave të gjakut të marra në Lojërat Olimpike në vitin 2012 në Londër kanë në dorë rezultatet dhe se kanë arritur në listën e atletëve që kanë përdorur substanca të dopingut.
Gjithashtu theksohet se 10 sportistë ndër të cilët gjendet edhe kampioni botëror dhe olimpik Illya Ilyin nga Kazakistani morën pezullim të përkohshëm.
Atletët e dënuar janë: Zulfiya Chinshanlo, Maiya Maneza, Svetlana Podobedova, Ilya Ilyin (Kazakistan), Dzina Sazanavets, Maryna Shkermankova, Yauheni Zharnasek (Bjellorusi), Apti Aukhadov (Rusi), Yuliya Kalina (Ukrainë), Boyanka Kostova (Azerbajxhan).