Emre Aşıkçı
07 Shtator 2020•Përditësim: 08 Shtator 2020
Los Angeles Lakers shënuan fitore ndaj Houston Rockets me rezultatin 117:109, duke barazuar serinë 1:1 në lojën e dytë të gjysmëfinaleve të Konferencës Perëndimore në garën Play-off në NBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja u zhvillua në AdventHealth Arena, ndërsa Anthony Davis dhe LeBron James të dy regjistruan "double-double" për t'i sjellur fitore ekipit të tyre.
Lakers u zhytën në një disavantazh prej 21 pikësh në çerekun e tretë, por arritën të rikthehen dhe të triumfojnë ndaj Rockets.
Davis shënoi 34 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa James shënoi 28 pikë dhe 11 kërcime për LA Lakers.
Gjithashtu, Markieff Morris, i cili hyri në lojë nga stoli, shënoi 16 pikë dhe 5 kërcime.
Për ekipin kundërshtar, James Harden regjistroi 27 pikë, ndërsa P.J. Tucker pati një "double-double" me 18 pikë dhe 11 kërcime.
Bucks me fitoren ndaj Heat zvogluan epërsinë e serive në 3:1
Milwaukee Bucks mundën Miami Heat me rezultatin 118:115, por Heat përsëri kryesojnë serinë me rezultatin e përgjithshëm 3:1.
Khris Middleton i Bucks ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, duke regjistruar 36 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime.
Giannis Antetokounmpo shënoi 19 pikë, kurse Eric Bledsoe regjistroi një "double-double" me 14 pikë dhe 10 kërcime.
Për Miami Heat, Bam Adebayo pati një "double-double" me 26 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Duncan Robinson ndihmoi ekipin e tij me 20 pikë.
Ndërkohë, Antetokounmpo pësoi një lëndim të kyçit të djathtë në çerekun e dytë dhe nuk u kthye më në lojë.