Murat Keleş
30 Korrik 2016•Përditësim: 31 Korrik 2016
STAMBOLL (AA) - Ekipi futbollistik i Ligës së parë të Spanjës (La Liga), Atletico Madrid e transferoi sulmuesin e Sevilla-s, Kevin Gameiro me një kontratë 4 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi përmes ueb faqes së tij bëri të ditur se për futbollistin Gameiro janë marrë vesh me Sevillan dhe se lojtari francez 29 vjeçar sot pasi të kalojë testet mjekësore do të nënshkruajë kontratën.