Ekip
01 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
BERLIN (AA) – Sulmuesi gjerman dhe golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve botërore Miroslav Klose ka përfunduar karrierën si lojtar, bëri të ditur Federata e Futbollit të Gjermanisë, duke theksuar se 38 vjeçari karrierën e tij profesionale e vazhdon si trajner në ekipin kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti gjerman u përshëndet nga përfaqësuesja pasi me ekipin e tij kombëtar fitoi Kampionatin Botëror në Brazil.
Kur në gjysmëfinalen shënoi gol kundër Brazilit, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve botërore me gjithsej 16 gola.