Nazmi Abduramani
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
CYRIH (AA) – Kombëtarja shqiptare e futbollit, pak para fillimit të Kampionatit Evropian në Francë, në rang listën më të re të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) gjendet në pozitën e 42-të, me gjithsej 667 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, e para është kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës e cila është në vendin e 20-të, pastaj e Kroacisë në pozitën e 27-të, ndërsa Serbia e 54-ta, Sllovenia e 57-ta, Mali i Zi në pozitën e 90-të, ndërsa kombëtarja e Maqedonisë në pozitën e 139-të.
Në krye të listës nuk ka ndryshme, Argjentina edhe më tej është lider botëror, ndërsa pas saj është Belgjika. Në mesin e dhjetë kombëtareve më të mira në botë janë edhe Kolumbia, Gjermania, Kili, Spanja, Portugalia, Uruguaji dhe Austria.