Sibel Vezaj
06 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
PRISHTINË (AA)- Kosova përfundoi ndeshjen e parë në historinë e saj si pjesëmarrëse e eliminatorëve për Kupën e Botës "Rusi 2018"’, me rezultat të barabartë 1-1, raporton Anadolu Agency (AA).
Në sfidën e parë të kualifikimeve, ekipi pritës Finlanda në minutën e 18-të kaloi në avantazh me golin e Paulus Arajuuri.
Kurse në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 60-të Kosova arriti ta barazojë rezultatin me golin e Valon Berishës, nga penalltia. Berisha hyri në historinë e sportit të Kosovës, duke shënuar golin e pare në një ndeshje zyrtare kualifikuese.
Ndërkohë, Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë më 6 tetor, kundër Kroacisë.