Blerim Krasniqi
13 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
PRISHTINË (AA) - Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e pranimit të Kosovës në FIFA, ka falënderuar të gjithë kontribuesit për këtë arritje. Gjithashtu një mesazh urimi ka ardhur edhe nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa,, raporton Anadolu Agency (AA).
Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se “Evropa është shumë e vogël për talentet tanë të mëdhenj. Anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talente kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës. Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA."

Ndërsa Mustafa në mesazhin e tij në Facebook shprehet se "Kosova sapo u bë anëtare e familjes botërore të futbollit, FIFA. Sukseset për vendin tonë nuk kanë të ndalur. Së shpejti do t’ju sjellim lajme të tjera të mira. 2016-ta pa dyshim është viti ynë."