Sanela Crnovrsanin
25 Mars 2018•Përditësim: 26 Mars 2018
ZAGREB (AA) – Futbollisti i ekipit së ligës së tretë të futbollit në Kroaci, Marsonia, Bruno Boban humbi jetën gjatë ndeshjes pasi u godit nga topi në gjoks, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti 25 vjeçar Boban, u përplas në tokë në ndeshjen mes ekipeve Marsonia dhe Slavonija.
Tifozët të cilët e shikonin ndeshjen si dhe mjeku u mblodhën përreth futbollistit i cili kishte humbur vetëdijen. Edhe përkundër intervenimit të ekipeve shëndetësore që arritën në vendngjarje pas disa minutash, futbollisti i ri kroat nuk arriti të evitojë fatkeqësinë.
Boban javën e kaluar në ndeshjen me ekipin Varteks kishte shënuar 2 gola dhe bëri që klubi i tij të fitojë me rezultat 3-0.
Tifozët u mbytën në lotë pas vdekjes së Boban-it, i cili më parë ka luajtur edhe në klubet Slavonija dhe Zagreb.