Bakir Tiro
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
BARCELONË (AA) - Babai i futbollistit të Barcelonës, Neymar, ka thënë se i biri i tij me siguri do të vazhdojë kontratën me Barcelonën. Ai këto komente i bëri pas pyetjes së gazetarit për të komentuar statusin e futbollistit i cili në klubin katalunjas po përjeton momentet më të mira të karrierës së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Neymar është golashënuesi më i mirë i Ligës Primera me 14 gola, ndërsa kur shtohen ato nga kompeticionet tjera, numri rritet në 16.
Bashkë me Lionel Messin (Barcelonë) dhe Cristiano Ronaldon (Real Madrid) Neimar është futur në rrethin më të ngushtë për çmimin prestigjioz që ndahet për futbollistin më të mirë të botës siç është "Topi i Artë".