Can Erözden
27 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Klubi italian i futbollit Lazio transferoi në radhët e tij portierin spanjoll Jose Manuel Reina, transmeton Anadolu Agency (AA)
Klubi nga Roma tha në Twitter se 37-vjeçari "Pepe Reina" tani është një lojtar i ri i Lazios.
Ai ka luajtur për Barcelonën dhe Villarrealin në Spanjë, klubet angleze Liverpool dhe Aston Villa, gjigantin gjerman Bayern Munich, si dhe dhe në Napoli dhe AC Milan në Itali.
Reina ka regjistruar 38 paraqitje me Kombëtaren e Spanjës.
Ai e ndihmoi përfaqësuesen e tij të fitojë Kupën Botërore FIFA 2010.