Doga Kirmizioglu
17 Mars 2017•Përditësim: 17 Mars 2017
ANKARA (AA) - Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para në çerekfinalen e UEFA Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 11-12 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18-19 prill. Ndeshjet e para të gjysmëfinales së këtij turneu do të zhvillohen më 2-3 maj, ndërsa ndeshjet kthyese 9-10 maj. Ndërsa finalja do të luhet në kryeqytetin e Uellsit, Cardiff më 3 qershor.
Ndeshjet e çerekfinales janë siç vijon:
Atletico Madrid (Spanjë) - Leicester City (Angli)
Borussia Dortmund (Gjermani) - Monaco (Francë)
Bayern Mynih (Gjermani) - Real Madrid (Spanjë)
Juventus (Itali) - Barcelonë (Spanjë)