Dejan Maksimoviç
14 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
LONDËR (AA) – Claudio Ranieri, menaxher i Leicester City beson se është e pamundur që ekipi i tij këtë sezon, pas titullit të kampionit në Premier Ligë vitin e kaluar, të bëjë edhe një befasi dhe duke fituar Ligën e Kampionëve të shruaj edhe një tjetër histori, raporton Anadolu Agency (AA).
"Dhelprat" në debutimin e tyre në garën më të fuqishme evropiane në raundin e parë të grupit "G" do të jenë mysafir të ekipit belg Club Brugge.