Bedrudin Brlyavac
04 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) – Mbrëmë në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, janë zhvilluar ndeshjet në grupet A, B,C,D, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Grupin A, Shakhtar Donjeck në fushë të vet mposhti ekipin e Malme-s me rezultat të lartë prej 4:0. Në grupin e njëjtë, ndoshta në ndeshjen më interesante të mbrëmjes, Real Madrid-i fitoi ndaj Paris Saint-Germain (PSG) me rezultat minimal 1:0.
Në kuadër të Grupit B, Manchester United në Manchester fitoi CSKA Moskva me 1:0. Në po të njëjtin grup përfaqësuesi holandez PSV shënoi fitore të rëndësishme kundër Ëolfsburg-ut me 2:0.
Në Grupin C, Astana në fushën e vet, në ndeshjen e cila u luajt në ora 16:00, barazoi kundër Atletico Madrid-it me rezultat 0:0. Po ashtu në grupin e njëjtë Benfika në Lisbonë ishte më e mirë se përfaqësuesja turke e Galatasaray-it me 2:1.
Në Grupin D, ekipi i M'gladbacha në stadium të vet luajti baras me gjigantin Italian Juventus me rezultat 1:1. Në grupin e njëjtë Sevila u mposht në fushë të vet nga Manchester City me rezultat 1:3.
Sot në program janë ndeshjet e xhiros së 4-të të Ligës së Kampionëve në grupet E, F, G dhe H.