Mutlu Demirtaştan
07 Qershor 2017•Përditësim: 07 Qershor 2017
STAMBOLL (AA) – Klubi anglez i futbollit Manchester United u ngjit në krye të renditjes së klubeve më të pasura, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas hulumtimit të revistës Forbes, duke llogaritur edhe të ardhurat e sezonit 2015-2016, me një rritje për 11 për qind Manchester United ka arritur në vlerën e tregut prej 3.69 miliardë dollarësh. Kështu United duke ia kaluar Realit të Madridit u ngjit në krye të renditjes së klubeve më të pasura të futbollit.
Manchester United, i cili në 5 vitet e fundit për herë të parë u ngjit në krye të listës, ndiqet nga klubi spanjoll Barcelona me vlerë prej 3.64 miliardë dollarësh. Kurse klubi tjetër spanjoll Reali i Madridit me vlerë prej 3.58 miliardë dollarësh zbriti në vendin e tretë.
Lista e 10 klubeve më të pasura të futbollit për sezonin 2015-2016, ku marrin pjesë 6 klube angleze është si vijon:
| Klubi | Shteti | Vlera e tregut (dollarë) |
|---|
| 1 | Manchester United | Angli | 3,69 miliardë |
|---|
| 2 | Barcelonë | Spanjë | 3,64 miliardë |
|---|
| 3 | Real Madrid | Spanjë | 3,58 miliardë |
|---|
| 4 | Bayern Mynih | Gjermani | 2,71 miliardë |
|---|
| 5 | Manchester City | Angli | 2,08 miliardë |
|---|
| 6 | Arsenal | Angli | 1,93 miliardë |
|---|
| 7 | Chelsea | Angli | 1,85 miliardë |
|---|
| 8 | Liverpool | Angli | 1,49 miliardë |
|---|
| 9 | Juventus | Itali | 1,26 miliardë |
|---|
| 10 | Tottenham | Angli | 1,06 miliardë
|
|---|