Admir Fazlagikj
09 Mars 2017•Përditësim: 10 Mars 2017
SHKUP (АА) – Nën sloganin “Pulsim për botën” nga 14 deri më 25 mars të vitit 2017 në Austri do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore të Olimpiadës Speciale për personat me pengesa intelektuale, ku do të marrë pjesë edhe një delegacion nga Maqedonia, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këto Lojëra Olimpike, siç u tha në konferencën për media, Maqedonia do të marrë pjesë me një delegacion tre anëtarësh, atletin Bojan Trajkovski (21), trajnerin Jovan Jovanovski dhe udhëheqësin e delegacionit Agan Rexhepagiq.
Trajkovski garon në disiplinën skijim aplik në sllallom. Trajneri Jovan Jovanovski theksoi se është befasuar në aspekt të mirë nga avancimi i atletit Bojan Trajkovski në aftësitë skiatore.
Pritjet e tij në fillim ishin modeste, por siç thotë dëshira dhe entuziazmi i madh i Trajkovskit tejkaluan pritjet.
“Në periudhën e stërvitjeve Bojani përparonte shkëlqyeshëm dhe unë jam optimist se pas përfundimit të Olimpiadës ai do të vazhdojë me skijimin, që është përfitim të cilin nuk mund t’ia lejojë çdo njeri”, tha trajneri Jovanovski.
Atleti Bojan Trajkovski shprehu bindjen dhe dëshirën se do të fitojë medalje në Austri. Lojërat e sivjeme Olimpike Dimërore të Olimpiadës Speciale në të cilat marrin pjesë 2.700 atletë 1.100 trajnerë nga 107 kombe ndërsa mbështeten nga 3.000 vullnetarë, janë lojërat më të mëdha olimpike dimërore në historinë e Olimpiadës Speciale në përgjithësi.
Atletët do të garojnë në nëntë disiplina, rrëshqitje artistike, rrëshqitje të shpejtë, hokej në sallë, ecje në borë, skijim alpik, skijim vrapues, skijim në dërrasë dhe stick shooting.
Qëllimet e Lojërave të sivjeme Olimpike Austria 2017 janë, përforcimi i të drejtave të njeriut, rritja e numrit të pjesëmarrësve në sportet e reja dhe krijimi i programeve partnerike.