AP
26 Nëntor 2015•Përditësim: 27 Nëntor 2015
CYRIH (AA) – Komiteti Etik i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) organizatave jofitimprurëse do t’u dhurojë 48 orët luksoze, të cilat zyrtarët e futbollit i kanë kthyer, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë Kongresit të kaluar të FIFA-s që u mbajt në Brazil para fillimit të Kampionatit Botëror në vitin 2014, organizatorët e federatës vendore të futbollit iu ndanë orë të shtrenjta zyrtarëve të futbollit dhe anëtarëve të Bordit ekzekutiv të FIFA-s.
Pasi këshilli hetues i Bordit ekzekutiv vërtetoi se bëhet fjalë për dhurata të paautorizuara ndaj të gjithë atyre që kanë marrë orë, është urdhëruar që të njëjtat t’i kthejnë, ndërsa kundër tyre është ngritur procedurë disiplinore.
FIFA të enjten njoftoi se 48 orë, ku vlera e një ore arrin rreth 25.000 franga zvicerane, janë kthyer dhe do t’u dhurohen organizatave me emrin Streetfootballworld. Kjo organizatë mjetet e shitjes së orëve do t’i orientojë nëpër nisma në Brazil që kanë për qëllim që përmes futbollit të arrihen ndryshime shoqërore.