Mutlu Demirtaştan
06 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Mesfushori anësor anglez i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, për shkak të lëndimit të tij nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian EURO 2016 i cili do të mbahet nga data 10 qershor deri më 10 korrik në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, në deklaratën e tij në konferencën për media njoftoi se mesfushori 22 vjeçar Oxlade Chamberlain i cili nuk mund të luaj që nga muaji shkurt, për shkak të një lëndimi tjetër që pësoi në trajnim do të mbetet jashtë fushës për 6-8 javë.
Wenger tha se nuk ekziston mundësia që Chamberlain të luajë në EURO 2016. Sipas tij, futbollisti mund të kthehet në fushë në fillim të muajit korrik.
Mesfushori i Arsenalit këtë sezon luajti në 33 ndeshje, dhe arriti një performancë prej 2 golash dhe 2 asiste. Ndërsa në Kombëtaren e Anglisë deri më tani luajti në 24 ndeshje dhe shënoi 5 gola.