Emre Aşıkçı
16 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Mesfushori nigerian Victor Moses ka kaluar në Spartak Moska të Rusisë si huazim për një sezon, konfirmoi klubi të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Spartak Moska dhe Chelsea kanë rënë dakord për transferimin e yllit nigerian Victor Moses në klubin tonë", tha Spartak në Twitter.
"Marrëveshja e huazimit të mesfushorit 29-vjeçar është deri në fund të sezonit me opsionin për ta blerë!", thuhet më tej.
Moses më herët ka luajtur për Wigan Athletic dhe Chelsea në Premier Ligën angleze, në Inter të Italisë dhe në Fenerbahçe të Turqisë.
Ai gjithashtu ndihmoi Chelsean të fitonte dy tituj të Ligës së Evropës dhe një trofe të Premier Ligës angleze.