Doga Kirmizioglu
26 Maj 2017•Përditësim: 27 Maj 2017
ANKARA (AA) – Piloti i famshëm i Kampionatit Botëror MotoGP, Valentino Rossi, ka pësuar një aksident gjatë kohës kur po stërviste me ç'rast u dërgua në spital, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në ueb faqen e MotoGP thuhet se Rossi i cili po stërviste me motoçikletën e tij në rajonin Mondavioi të Italisë, ka pësuar një aksident dhe është dërguar në spital.