Dejan Maksimoviç
06 Janar 2017•Përditësim: 07 Janar 2017
MANCHESTER (AA) – Trajneri i Manchester United-it Jose Mourinho ka mbështetur idenë e Gianni Infantino, presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) për zgjerimin e Kupës së Botës nga 32 në 48 ekipe, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bisedën për Fifa.com Mourinho ka thënë se i pëlqen ideja që nga viti 2026 në Kampionatin Botëror të luajnë 48 kombëtare, të ndara në 16 grupe me nga tre ekipe.
"Plotësisht jam për këtë propozim. Si trajner i klubit, nëse ekspansioni do të thotë më shumë ndeshje, më pak pushim dhe periudhë më të shkurtër para sezonit, do të thoja jo. Por, me rëndësi është se kritikët analizojnë dhe mendojnë që zgjerimi i ndeshjeve nuk do të thotë më shumë ndeshje. Në këtë mënyrë janë të mbrojtur si lojtarët ashtu dhe klubet", tha Mourinho.