Elvir Hociç
05 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
MANCHESTER (AA) – Trajneri i ri i Manchester United Jose Mourinho, i njohur si "Special One", këtë mëngjes vizitoi shtëpinë e klubit të ri, "Old Trafford" duke pozuar para gazetarëve me një shall të klubit të cilin synon ta kthej në krye të futbollit anglez dhe atë evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi që dje në stilin e tij të zakonshëm me një këmishë të kaltër të zbërthyer dhe me çantë shpine me tren arriti në Mançester, Mourinho sot në mëngjes në "Old Trafford" edhe zyrtarisht u prezantua si trajner i ri i "djajve të kuq".
Karizmatiku Jose pas 24 orësh qëndrimi në Mançester nuk pushtoi vetëm zemrat e opinionit në atë qytet, por edhe më gjerë.
Një nga ekspertët më të mëdhej të futbollit në botë, portugezi Mourino në karrierën e tij të deritanishme ka arritur suksese të mëdha me gjigandët kryesore si Porto, Real Madrid dhe dy herë në Chelsea, kurse në Manchester United ndoshta ai do të ballafaqohet me sfidën më të madhe, duke tentuar që të kthej klubin në ditët e lavdisë, pas dy sezoneve të fundit në të cilat "djajtë e kuq" ishin asgjë më shumë se një ekip mesatar në Premier ligën angleze.
Debutimin në stolin e Manchester United Mourinho do ta ketë në turneun në Kinë më 22 korrik kundër Borussia Dortmund, dhe tri ditë më vonë në të njëjtin turne do të takohet me rivalët e qytetit Manchester City, i cili tani drejtohet nga trajneri i saj i ri, dhe rivali i kamotshëm Pep Guardiola.