Dejan Maksimoviç
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 09 Dhjetor 2016
MANCHESTER (AA) – Jose Mourinho, trajneri i Manchester United-it, ka thënë se në pjesën tjetër të sezonit pret më shumë gola nga kapiteni Wayne Rooney dhe lojtarë të tjerë ofensivë, në mënyrë që t'ia lehtësojnë punën golashënuesit të parë të ekipit Zlatan Ibrahimoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Rooney në këtë sezon erdhi me vetëm katër gola më pak se mbajtësi i rekordit të klubit në mesin e golashënuesve Sir Bobby Charlton, por edhe më tej i mungon një gol që ta arrijë. Rooney deri më tani ka shënuar vetëm një gol në Premier Ligë dhe dy në Europa League, dhe me 248 gola në ndeshjet konkurruese edhe më tej mbetet prapa legjendës Charlton.
"Tek unë Rooney është sulmues. Në ekipin kombëtar me ta mund të bëjë çfarë të dëshirojë dhe ta vendosin në pozicionin në të cilin duan. Mua ajo nuk më intereson, kur është në kombëtare ai është lojtar i tyre", tha Mourinho para ndeshjes të dielën me Tottenham-in.