Murat Keleş
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
LOZANË (AA) - Notarja kineze Chen Xinyi është suspenduar për dy vite pasi është gjetur se ka qenë nën doping në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) bëri të ditur se notarja kineze Chen Xinyi (18) e cila në Lojërat Olimpike në Rio ka garuar në kategorinë 100 metra flutur dhe 50 metra stil i lirë, është dënuar me dy vite ndalesë.
Ndryshe, testet kanë treguar se notarja kineze Chen Xinyi (18) ka qenë pozitive në ndalesën e substancës "hydrochlortothiazide" dhe për shkak të kësaj nuk do të mund të marrë pjesë në gara deri në gusht të vitit 2018.
Atletja kineze në Kampionatin Botëror në vitin 2015 në Rusi fitoi medalje ari në not me stil të përzier 4 herë 100, ndërsa në Lojërat Olimpike në Rusi në kategorinë 100 metra flutur ka qenë e katërta.