Satuk Buğra Kutlugün
13 Maj 2019•Përditësim: 14 Maj 2019
Super ylli i Toronto Raptors, Kawhi Leonard, shënoi në sekondat e fundit kundër Philadelphia 76ers për të dërguar ekipin e tij në finalen e Konferencës së Lindjes në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Shënimi në sekondat e fundit i dha Raports-it fitoren me rezultatin 90-92, duke eliminuar 76ers-in në ndeshjen e shtatë për të avancuar në Finalen e Lindjes kundër Milwaukee Bucks.
Leonard shënoi 41 pikë, duke përfshirë edhe goditjen më të madhe në historinë e ekipit.
Raptors arriti finalet e Konferencës Lindore vetëm një herë në historinë e tij të shkurtër të franshizës, në vitin 2016.
Blazers fitojnë në ndeshjen e shtatë drejt Finales së Perëndimit
Portland Trail Blazers mposhtën Denver Nuggets-in me rezultatin 100-96 të dielën pasdite për të arritur në finalen e Konferencës Perëndimore.
CJ McCollum shënoi 37 pikë për fitoren e ekipit të tij, duke u rikthyer nga deficiti prej 17 pikësh.
Blazers do të përballen me Golden State Warriors në Finalen e Perëndimit.
Konferenca Lindore
(1) Milwaukee Bucks 4-1 Boston Celtics (4)
(2) Toronto Raptors 4-3 Philadelphia 76ers (3)
Konferenca Perëndimore
(1) Golden State Warriors 4-2 Houston Rockets (4)
(2) Denver Nuggets 3-4 Portland Trail Blazers (3)