Muhammed Enes Çallı
01 Nëntor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Los Angeles Clippers mposhti San Antonio Spurs me rezultatin 103:97 të enjten në mbrëmje si nikoqire në ndeshjen e NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Spurs shënoi disfatën e saj të parë në këtë sezon.
Kawhi Leonard, i cili u zgjodh dy herë lojtari më mirë në finalet e NBA-së, ishte i pandalshëm duke shënuar 38 pikë dhe 12 kërcime.
Përveç performancës mbresëlënëse të Leonard, Montrezl Harrell gjithashtu ishte i saktë në gjuajtjet e tij, duke shënuar 24 pikë për Clippers.
Në radhët e San Antonio Spurs, DeMar DeRozan shënoi 29 pikë dhe shtatë kërcime, por se nuk ishin të mjaftueshme për t'i sjellë fitore Spurs.
- Rezultatet e së enjtes në NBA:
Atlanta Hawks - Miami Heat: 97:106
New Orleans Pelicans - Denver Nuggets: 122:107
Los Angeles Clippers - San Antonio Spurs: 103:97