Can Erözden
14 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
NBA do të përdor topin Wilson në ndeshjet e saj në sezonin 2021-2022, duke zëvendësuar topin Spalding, transmeton Anadolu Agency (AA).
"NBA për herë të parë do të përdor topin e ndeshjes Wilson në 75-vjetorin e saj në sezonin 2021-2022", deklaroi kompania amerikane Wilson të mërkurën në faqen e saj të internetit, duke njoftuar për një "partneritet shumëvjeçar".
"Ky partneritet me Wilson na kthen në rrënjët tona ndërsa planifikojmë për të ardhmen", tha shefi i partneritetot global të NBA-së, Salvatore LaRocca, duke shtuar se prodhuesi i topit me bazë në Illinois dhe NBA kishin qenë partnerë për të paktën 35 sezone.
"Ne ishim partnerë për 37 sezone që datojnë që kur Wilson prodhoi topin e parë zyrtar të NBA-së në vitin 1946 dhe i gëzohemi së bashku zhvillimit të lojës së basketbollit", theksoi LaRocca.
Përveç NBA-së, Wilson do të sponsorizojë Federatën Kombëtare të Basketbollit për Femra të Ligës G të NBA-së, Ligën 2K të NBA-së dhe Basketbollin e Ligës së Afrikës.
Spalding ishte furnizuesi zyrtar i topave të basketbollit të NBA-së që nga viti 1983.