Emre Aşıkçı
09 Qershor 2021•Përditësim: 10 Qershor 2021
Philadelphia 76ers shënoi fitore ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 118:102 duke barazuar serinë 1:1 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales të Konferencës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lojtari i qendrës, kamerunasi i 76ers, Joel Embiid shënoi një "double-double" me 40 pikë dhe 13 kërcime të martën vonë në Qendrën Wells Fargo në Philadelphia.
Tobias Harris shënoi 22 pikë ndërsa Seth Curry 21 pikë. Shake Milton u inkuadrua në lojë nga pankina duke shënuar 14 pikë.
Në radhët e Hawks, Trae Young pati gjithashtu një "double-double" me 21 pikë dhe 11 asiste.
Jazz mposhtin LA Clippers
Utah Jazz korri fitore me rezultatin 112:109 ndaj Los Angeles Clippers në ndeshjen e parë në arenën "Vivint Smart Home" në Salt Lake City.
Mbrojtësi i Jazz, Donovan Mitchell ishte shënuesi më i mirë me 45 pikë. Lojtari i qendrës, francezi Rudy Gobert shënoi 10 pikë dhe 12 kërcime.
Kawhi Leonard shënoi 23 pikë dhe shtatë kërcime ndërsa Paul George shënoi një "double-double" me 20 pikë dhe 10 kërcime.