Can Erözden
06 Shkurt 2019•Përditësim: 07 Shkurt 2019
LOS ANGELES (AA) - Ekipi nga Konferenca e Perëndimit në NBA, Los Angeles Clippers, ka vendosur të shesë plejmejkerin e tyre Tobias Harris në Philadelphia 76, në një marrëveshje e cila përfshin gjithsej 6 lojtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
“LA Clippers dhe Philadelphia 76ers kanë rënë dakord për një marrëveshje marramendëse sipas të cilës do të bashkojnë lojtarin Tobias Harris me Joel Embiid, Ben Simmons dhe Jimmy Butler, në një tentativë për të fituar titullin e Konferencës së Lindjes", shkroi në Twitter kolumnisti i shquar amerikan për sportin e basketbollit, Adrian Wojnarowski.
Ai thotë se në këmbim, Wilson Chandler, Mike Muscala dhe Landry Shamet do të dërgohen në Clippers.
Si pjesë e marrëveshjes është edhe lojtari serb i qendrës, Boban Marjanoviq si dhe Mike Scott të cilët nga Los Angeles Clippers do të kalojnë te Philadelphia 76, që synon titullin e kampionit për çka tashmë janë ekipuar shkëlqyeshëm me ardhjen e Harris dhe Marjanoviq.
Harris, që luan në NBA që nga viti 2011, sivjet po kalon në formën më të mirë të tij, me një mesatare prej 20.9 pikësh dhe 7.9 kërcime.
Ai spikati në ndeshjen e mbrëmshme kundër Charlotte Hornets, duke shënuar 34 pikë për fitoren 117-115.