Selçuk Buğra Gökalp
04 Shkurt 2022•Përditësim: 07 Shkurt 2022
Atlanta Hawks të enjten mbrëma i dha fund serisë prej 11 fitoresh të Phoenix Suns në NBA me një fitore prej 124-115, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trae Young për Hawks shënoi 43 pikë në "State Farm Arena" në Atlanta.
“Mendoj se jam rritur duke parë këto momente dhe duke menduar për të qenë në këto momente, skuadra më e mirë në ligë me rekordin më të mirë. I dua këto momente”, tha Young duke shpjeguar emocionin e tij.
32 pikët e Devin Booker dhe 12 asistet e Chris Paul nuk i mjaftuan Suns-it për të rrëmbyer fitoren e 12-të radhazi.
Phoenix Suns është në krye të renditjes së Konferencës Perëndimore me 41 fitore dhe 10 humbje ndërsa Atlanta Hawks në vendin e 10-të me 25 fitore dhe 26 humbje në tabelën e Konferencës Lindore.
Rezultatet:
Detroit Pistons - Minnesota Timberwolves: 117-128
Toronto Raptors - Chicago Bulls: 127-120
Atlanta Hawks - Phoenix Suns: 124-115
San Antonio Spurs - Miami Heat: 95-112
Golden State Warriors - Sacramento Kings: 126-114
LA Clippers - Los Angeles Lakers: 111-110