Fatih Erel
05 dhjetor 2018•Përditësim: 05 dhjetor 2018
STAMBOLL (AA) - Utah Jazz ka shënuar një rekord të ri të klubit për sa i përket tresheve të shënuara në një ndeshje, me 20 të shënuara mbrëmë për fitore kundër San Antonio Spurs me rezultatin 139-105, transmeton Anadolu Agency (AA).
Donovan Mitchell i Jazz-it, ishte më i sakti i ekipit me gjithsej 20 pikë, pas tij radhitet Rudy Gobert me 18 pikë të shënuara dhe 10 kërcime.
Asociacioni Kombëtar i Basketbollit, e njohur si Liga NBA, të martën kishte në orar pesë ndeshje të sezonit të rregullt.
Rezultatet:
Indiana Pacers-Chicago Bulls: 96-90
Miami Heat-Orlando Magic: 90-105
Dallas Mavericks-Portland Trail Blazers: 111-102
Phoenix Suns-Sacramento Kings: 105-122
Utah Jazz-San Antonio Spurs: 139-105